75 Mall Live Search
12:24 / E Diele, 05 Shkurt 2023 / LB

Bërnabiq: Do të këmbëngulim për Asociacionin, Kurti po e dobëson pozicionin e Prishtinës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia do vazhdojë të këmbëngulë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për “TV PINK”, Bërnabiq ka shtuar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, po e dobëson pozitën “e Prishtinës sa herë që e refuzon themelimin e Asociacionit”.

Madje, ajo ka thënë se Asociacioni është dakorduar me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

“Aleksandar Vuçiqi e fitoi Asociacionin me të gjitha kompetencat me marrëveshjen e Brukselit dhe tash mund ta shihni se sa e zgjuar është kjo politikë në planin afatgjatë”, ka thënë Bërnabiq.

Kryeministrja serbe ka thënë se edhe “promotorët e pavarësisë së Kosovës, po deklarojnë se fillimisht duhet themelohet Asociacioni, e më pas gjërat tjera”.

“Asociacioni është ajo për të cilën do të kapemi dhe këmbëngulja në formimin e tij forcon pozitën tonë dhe dobëson pozitën e Prishtinës sa herë që Kurti thotë ‘jo’”, tha Bërnabiq.

Derisa ka përgëzuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se “të gjithë i luten Zotit që ai të udhëheqë vendin”.

“Vuçiq tha se e di cila është detyra e tij dhe se gjithmonë do të jetë i gatshëm të heqë dorë nga funksionet e tij nëse është çështja e Kosovës e M. Këtë nuk do ta bënte asnjë politikan opozitar. Për ta e vetmja gjë që e rëndësishme është pushteti”, ka thënë Bërnabiq.