75 Mall Live Search
08:39 / E Hënë, 10 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Bërnabiq këtë javë mbledh në takim ministrat dhe serbët nga Kosova

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë mbrëmë se këtë javë do të mbahet edhe një takim me të gjithë ministrat e qeverisë dhe serbët e Kosovës për situatën në Kosovë.

“Ajo që është e tmerrshme dhe ajo që frikëson dhe shqetëson është se tensioni po rritet sërish. Numri i provokimeve është në rritje. Komuniteti ndërkombëtar është ende i heshtur”, tha ajo për Pink, përcjell Tanjug.

Ajo ka shtuar qe 10 vjet pritet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.