75 Mall Live Search
12:51 / E Shtunë, 27 Gusht 2022 / A. M.

Bërnabiq mandatohet për kryeministre të Qeverisë së re serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mandatuar Ana Bërnabiqin në postin e kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë.

Vuçiq gjatë një konference për media në Beograd deklaroi se vendimin për mandatarin e ri të qeverisë ishte një vendim i ndërlikuar.

Mes tjerash, Vuçiq bëri të ditur se Bërnabiq nuk do të jetë kryeministre për një mandat të plotë pasi paralajmëroi ndryshime në qeveri më 2024.