13:54 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bërnabiq: Në Kosovë s’dihet “kush pi e kush paguan”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se vendimi për hyrje në Kosovë të qytetarëve serbë me pasaportë është indikatori më i mirë që në Kosovë nuk dihet ‘kush pi e kush paguan’.

“Më duket mua se gjithçka që bëhet në të ashtuquajturin shtetin e Kosovës është indikatori më i mirë se bëhet fjalë për një kauze shtet”, ka deklaruar Bërnabiq, shkruajnë mediat në Serbi.

“Aty nuk dihet se kush pi e kush paguan”, ka theksuar ajo para gazetarëve në Novi Sad.