75 Mall Live Search
13:40 / E Martë, 16 Nëntor 2021 / LB

Bërnabiq pas raportimeve se Palmer dhe Grenell janë lobistë të Serbisë: “Gënjeshtër e turpshme”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka mohuar sot se zyrtarët amerikanë Matthew Palmer dhe Richard Grenell janë lobistë të Serbisë, duke e cilësuar atë si një “gënjeshtër brutale dhe të turpshme”.

“E demantoj kategorikisht gënjeshtrën brutale dhe të turpshme në faqen e parë të tabloidit Nova: se Mattheë Palmer dhe Richard Grenell janë lobistë për Serbinë. E frikshme është tradhtia me të cilën është servirur gënjeshtra (janë “në listën e kontakteve”, pra janë, me sa duket, lobistë). Gënjeshtra të tilla i shkaktojnë dëm të drejtpërdrejtë Serbisë”, ka shkruar ajo në Twitter.