06:43 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Bërnabiq sot në Bruksel

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq do të qëndrojë sot në Bruksel për të kryesuar një delegacion serb në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit.

 

Siç njoftoi Qeveria e Serbisë, në këtë  takim do të diskutohet për çështjet aktuale të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe procesin e harmonizimit të politikës me legjislacionin e BE-së, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

 

Para mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asociimit, kryeministrja Ana Bërnabiq do të takohet me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini, i cila do të kryesojë delegacionin e BE-së në mbledhjen e Këshillit.

 

Bërnabiq dhe Mogherini do të flasim për marrëdhëniet e përgjithshme midis Serbisë dhe BE-së dhe procesit të integrimit evropian të Serbisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.