Bernard Berisha e konfirmon super-formën, shënon dy gola në fitoren e Akhmat

Lojtari kosovar, Bernard Berisha ka shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij, Akhmat Grozny.
Akhmat mposhti 5 me 0 një nga skuadrat më të mira në Rusi, Krasnodrain, shkruan IndeksOnline
Anësori i Kombëtares së Kosovës, shënoi 2 gola në këtë takim. Një minutën e 51’të, kurse të dytin në minutën e 68’të.
Me këtë dy gola, Berisha ngritët në kuotën e tetë golave këtë sezon. Ai po ashtu ka realizuar 2 asisitme.
Kujtojmë që me Kosovën, në ndeshjet para-kualifikuese në Kupën e Botës ‘Katari 2022’ – Berisha ishte ndëshkuar me karton të kuq në takimin ndaj Suedisë./IndeksOnline/