75 Mall Live Search
19:59 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bernard Berisha ia siguron një pikë ekipit të tij në minutat shtesë

Akhmat Grozny ka barazuar ndaj Tambov në ligën e Rusisë.

Ekipi mysafir kaloi i pari në epërsi në minutën e 5-të me anë të Osipenkos.

Kur të gjithë menduan që Tambov do t’i merrte pikët e plota, në skenë doli reprezentuesi kosovar, Bernard Berisha që ia mohoi fitoren me një supergol në minutën 90+2./Indeksonline/