Bernard Berisha ‘konfirmon’ ftesën, “Gjithmonë i gatshëm për ty Kosova ime”

Mëngjesin e së martës, Indeksonline raportoi se trajneri Bernard Challandes e ka ftuar mesfushorin Bernard Berisha për ndeshjet e nëntorit.
Pas kësaj, anëtari i Akhmat Groznyt ka reaguar në rrjetin social Facebook, duke ‘konfirmuar’ ftesën.
“Gjithmonë i gatshëm për ty Kosova ime” ka shkruar Berisha në Facebook.
Ndeshjen e parë Kosova luan me 11 nëntor kundër Shqipërisë në miqësore, pastaj dy ndeshjet e fundit të grupit në Nations League ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë.
/Indeksonline/
