Bernard Berisha mbrëmë bëri 100 paraqitje me Akhmat: Familja është mbështetja më e madhe!

Bernard Berisha mbrëmë zhvilloi paraqitjen e tij të 100-t me skuadrën ruse, Akhmat Grozny.
Ylli kosovar luajti deri në minutën e 63’të në fitoren e klubit të tij me rezultat minimal 1 me 0 ndaj Ufa-s, rezultat ky që mjaftoi për kualifikim në raundin tjetër të Kupës së Rusisë, shkruan IndeksOnline
Përmes rrjeteve sociale, Berisha ka falënderuar klubin dhe familjen që i kanë qëndruar përkrah në këto 100 paraqitje.
“100 ndeshje zyrtare me një klub të madh si Akhmat. Familja ime është mbështetësi më i madh”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale.
29-vjeçari te Akhmat u transferua në vitin 2017 nga klubi tjetër rus, Anzhi. Berisha dikur luajti edhe për ekipin e Skënderbeut dhe Besës së Pejës./IndeksOnline/