75 Mall Live Search
23:17 / E Diele, 06 Shtator 2020 / C E

Bernard Berisha me lot në sy kërkon falje, golin ia dedikon nënës së tij që e kishte të sëmurë

Bernard Berisha është realizator i golit të vetëm të Kosovës në ndeshjes ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes, sulmuesi këmbëshpejtë ka thënë që festimi i tij nuk ishte për Challandes por për atë që nuk është inkuadruar qe sa.

Nuk kishte të bëjë direkt me trajnerin, por për 2 vite skam luajtur asnjë minutë një ndeshje zyrtare. Ndoshta dikush e ka marr për trajnerin, por jo nuk ishte. Në fund prapë trajneri do të vendosë kush të luajë e kush jo”, u shpreh ai.

Ku do të luaj unë, vendos trajneri, unë jam i gatshëm ku thotë ai”.

Unë i kërkoi falje të gjithëve për veprimin që bëra, por nuk ishte për trajnerin, nëse ai mendon që po atëherë le të më ndëshkojë duke mos më ftuar. Askush nuk e di se sa kam vuajtur unë këto dy vite”.

I emocionuar dhe me lot në sy, Berisha tha se “goli është për nënën time që ka qenë e sëmurë”. /IndeksOnline/