75 Mall Live Search
15:53 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / A. A

Bernard Berisha merr titullin ‘Nderi i qytetit’ të Pejës

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha është nderuar nga Komuna e Pejës me titullin ‘Nderi i qytetit’.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ia ka dorëzuar çmimin me rastin e 22 vjetorit të çlirimit të Pejës.

Berisha është shprehur i nderuar me këtë vlerësim nga qyteti i lindjes.

“Pa luftën e shenjët të UÇK-së, dhe pa gjakun e derdhur të Dëshmorëve tonë nuk do ta gëzonim as këtë përvjetor të çlirimit” ka shkruar ai në Facebook.

/Indeksonline/