Bernard Berisha pjesë e formacionit të javës në ligën ruse

Futbollisti kosovar, Bernard Berisha me paraqitjet e tij fantastike për skuadrën ruse, Akhmat Grozny është bërë pjesë e formacionit të javës në ligën ruse.
Berisha deri më tani ka arritur të shënoj dy gola në ligën ruse e po ashtu të bëjë edhe një asistim.
Futbollisti nga Peja është pjesë e skuadrës ruse që nga viti 2017, kurse vlera e tij aktuale në tregun e transferimeve sipas transfermarkt është 2 milionë euro./IndeksOnline/.