75 Mall Live Search
19:51 / E Martë, 08 Shtator 2020 / C E

Bernard Berisha reagon për Kosovën, nga Rusia

Bernard Berisha ka postuar një deklaratë të shkurtër për Kosovën, pas kthimit të tij në Rusi.

Lojtari që u bë hit me super golin dhe gjestin pas golit të shënuar ndaj Greqisë, ka bërë thirrje për të qenë të bashkuar, pavarësisht humbjes 2:1.

“Të gjithë të bashkuar për një qëllim, Kosovë të duam”, ka shkruar Bernardi në Facebook.

Berisha është kthyer tek klubi i tij Terek Grozny, ku po kalon momente të mira, duke realizuar asiste dhe gola.