75 Mall Live Search
23:31 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bernard Berisha realizon supergol në Rusi

Bernard Berisha ka realizuar njërin nga golat më të bukur në karrierë.

Ylli kosovar realizoi një gol në mënyrë akrobatike për Akhmat Grozney në fitoren 1-0 kundër Krasnodar.

Berisha kishte rastin të shënonte gol edhe në minutën 10-të nga pika e bardhë, por e huqi penalltinë.

Berisha pati vuajtur gjatë edicioneve të mëparshme pas lëndimeve të shumta, por duket se ai është plotësisht i gatshëm edhe për ndeshjet e shtatorit me Kosovën.