Bernard Berisha renovon kontratën edhe për tri vite me klubin rus
Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha ka njoftuar përmes një postimi se e ka renovuar kontratën me klubin rus FC Akhmat Grozny.
Sipas Berishës kontrata e tij është zgjatur edhe për tri vite të tjera me klubin rus.
Po ashtu Bernard Berisha është shprehur i lumtur për renovimin e kontratës, duke thënë ‘I lumtur t’ju njoftoj për renovimin tim me FC Akhmat Grezny’.
Berisha në klubin rus është që nga viti 2017.
/Indeksonline/.