Bernard Berisha: Van Dijk fajtor te dy gola, dështim total
Liverpooli e pësoi kundër Barcelonës duke u mposhtur në Camp Nou me rezultat 3-0 në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Sipas yllit të Kosovës, Bernard Berisha fajtor në dy golat e parë ishte mbrojtësi më i mirë i Premierligës, Virgil van Dijk.
Sulmuesi i Akhmat Grozny ka komentuar te një postim i gazetarit Arlind Sadiku duke fajësuar pikërisht holandezin për këtë humbje.
“Unë mendoj se te goli i parë dhe i dytë fajtor kryesorë ishte Van Dijku plus edhe kur ishte puna me dal një kundër një dështim total”, ka komentuar Berisha. /IndeksOnline/
