75 Mall Live Search
09:52 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / OSH

Challandes-i rezulton pozitiv me Covid-19

Pas kryerjes së testit për COVIDIN-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes, dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitivë.

Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.

Kështu, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti.