Bernard Challandes testohet përsëri për Covid-19

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes vazhdon të qëndroj në një hotel në Durrës.
Që nga e mërkura e kaluar kur doli pozitiv me Covid-19, zvicerani është futur në izolim dhe nuk ka pasur kontakt me asnjë anëtarë të kombëtares së Kosovës.
Deri tani, 69-vjeçari ka kryer dy teste dhe dy herë ka rezultuar pozitiv, shkruan Indeksonline.
Gjatë ditës së sotme, ai është testuar përsëri dhe pas 24 orësh pret rezultatin.
Nëse kësaj radhe rezultati është negativ, Challandes do të rikthehet për të drejtuar Kosovën në ndeshjen kundër Moldavisë.
Kujtojmë, se dy takimet e kaluara kundër Shqipërisë dhe Sllovenisë i udhëhoqi ndihmës-trajneri Muharrem Sahiti.
/Indeksonline/