19:09 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bernard Challendes: Azerbajxhan janë favorit nesër

Trajneri i Kosovës Bernard Challendes sot ka dal në konferencë për media para ndeshjes me Azerbajxhanit që zhvillohet nesër.

Ai u shprehë i kënaqur me prezencën e madhe të mediave, transmeton Indeksonline.

“Më vjen mirë që po shoh një interesim të madh të mediave dhe ky është një tregues për rëndësinë e madhe që ka ndeshja për të dyja ekipet.”, u shprehë Bernard.

Challendes foli edhe për gjasat e Kosovës për ta fituar këtë ndeshje.

“Do ta kemi një lojë të mirë dhe e dimë se është rrethi i fundit dhe gjasat për fitore janë 50 me 50 përqind.”, vazhdoi trajneri i Kosovës.

Ai e cilëson Azerbajxhanin më favorit përshkak të përvojës më të madhe por beson që me ndihmën e tifozëve Kosova do të triumfojë.

“Në Azerbajxhan kemi luajtur baras. Skuadra e Azerbajxhanit është një skuadër e fortë dhe e mirë, prandaj edhe gjasat janë të barabarta. Azerbajxhani është favorit pasi që ka shumë më shumë përvojë se sa ne, por ne hyjmë për fitore dhe jam i bindur se me përkrahjen e tifozëve tanë të zjarrtë do t’ia arrijmë këtij qëllimi.”, u shprehë Challandes.

Trajneri tha se nuk do të ndryshojë mënyrën strategjike të lojës por do të i duhet të ndërmarr rreziqe.

“Nuk do ta ndërrojmë filozofinë e lojës. Nesër duhet edhe të rrezikojmë. Edhe nëse humbasim do ta vazhdojmë jetën, por e ritheksoj unë besoj në fitore.”, përfundoj Bernard Challendes.

Përfaqësueses së Kosovës do të i duhet së paku një barazim që të përfundoj e para në grupin e saj dhe të kualifikohet në Play-Off të Ligës D./Indeksonline/