16:56 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bernard zgjedhë mes Chelseat dhe Milanit – dhe është befasi

Objektivi i këtij afati kalimtar i Chelseat, Bernard raportohet se ka vendosur ta shtyjë një kalim të tij te Milani.

Chelsea është në treg për transferime të reja, teksa afati kalimtar veror mbyllet pas një jave dhe hapet sërish në janar.

Bernard është njëri prej lojtarëve të kërkuar nga Chelsea pas transferimeve të Rob Green dhe Jorginhos.

Transferimi i reprezentuesit brazilian nuk do të ishte operacion i vështirë pasi që ai është lojtar i lirë pas largimit nga Shakhtar.

Megjithatë, mediat në Itali shkruajnë se Bernard kërkon kalimin në Serie A dhe jo në Premier League nëse arrihet marrëveshja.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Chelsea është ende duke tentuar për transferimin e Bernard në Angli.

Por, 25-vjeçari thuhet se pëlqen më shumë kalimin te Milani para se të mbyllet afati kalimtar veror.

Si Chelsea, ashtu edhe Milani ka bërë ndryshime në menaxhment duke larguar pronarët kinez dhe duke i zëvendësuar ata me Elliott Menagement./IndeksOnline/