12:52 / E Martë, 24 Gusht 2021 / LB

Bernardo Silva arrin marrëveshje personale me Milan

Mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva, ka arritur marrëveshje personale me gjigantin italian, Ac Milan, shkruan Sport Bible, transmeton “Indeksonline”.

Portugezi është përballur me mungesë të minutazhës kohën e fundit dhe kjo ka bërë që të mendojë largimin.

Bernardo mund t’i kushtojë ekipit Rossoner rreth 45 milionë euro dhe në rast akordi mes klubeve transferi mund të ndodh.