Bernardo Silva drejt transferimit në Arabi Saudite

Bernardo Silva po shqyrton një transferim në Arabinë Saudite kur kontrata e tij me Manchester Cityn të skadojë verën e ardhshme.
Sipas asja që raporton ”TalkSport”, Silva ka qenë në bisedime të përkohshme me palët saudite që nga vera e vitit 2023, kur Al Hilal bëri një ofertë me vlerë rreth 500,000 funte në javë me një tarifë nënshkrimi prej mbi 2 milionë funte, shkruan IndeksOnline.
Mesfushori u lidh përsëri me një transferim në Lindjen e Mesme gjatë verës, përpara se të bënte të qartë se nuk do të largohej nga Man City para Kupës së Botës 2026.
Që atëherë, Silva ka vazhduar të jetë një shtyllë kryesore në skuadrën e Pep Guardiolës, dhe ishte titullar në katër nga gjashtë ndeshjet e para të Premier Ligës këtë sezon.
Që kur u transferua në Manchester nga Monaco në vitin 2017, ylli portugez ka luajtur një rol kyç në suksesin e klubit, i cili ka arritur të fitojë gjashtë tituj të Premier League, si dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2023./IndeksOnline/