75 Mall Live Search
19:39 / E Diele, 16 Gusht 2020 / C E

Bernardo Silva “kapet” me tifozët e Liverpoolit, ka një sugjerim për ta

Sezoni 2019/20 ka përfunduar në mënyrë shumë të keqe për Manchester Cityn.

Ish-kampionët e Premierligës kanë dështuar në dy kompeticionet kryesore ku marrin pjesë, në Ligën e Kampionëve dhe në Premierligë, shkruan Indeksonline.

Futbollisti i Cityt, Bernardo Silva ka shkruar se ky ka qenë një sezon jo shumë i mirë për të dhe klubin.

Sezoni 2019/2020 ka përfunduar për ne në një mënyrë shumë zhgënjyese. Për të gjithë tifozët, na vjen keq për këtë sezon zhgënjyes. E vetmja gjë që mund të premtojmë është që në vitin 2020/2021 ne do të luftojmë shumë për të bërë shumë më mirë dhe të kthehemi te fitimi i gjërave të rëndësishme për ju djema!“, ka shkruar Silva.

Ai si duket është tallur në komente nga tifozët e Liverpoolit dhe menjëherë iu është kundërpërgjigjur atyre.

Dhe për të gjithë tifozët e Liverpool që nuk kanë asgjë tjetër për të bërë sesa të komentojnë në një llogari të lojtarit të Man Cityt, më vjen keq edhe për ju por për arsyet e gabuara … patetike. Shkoni festoni titujt tuaj, ose përpiquni të gjeni një partner, pini një birrë me një mik, lexoni një libër … kaq shumë opsione!“, ka thënë Silva për Reds. /IndeksOnline/