75 Mall Live Search
09:09 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / MSH

Bërnica, Mati 1 dhe disa rrugë të Prishtinës u nënshtrohen ndërhyrjeve nga KRU “Prishtina”

Ekipet e mirëmbajtjes të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina” do të intervenojnë sot në disa zona të Prishtinës, me rrethinë.

Ekipet e mirëmbajtjes do të angazhohen për të përmirësuar infrastrukturën e ujësjellësit, shkruan IndeksOnline.

Intervenimet do të bëhen në Bërnicë, Mati 1, dhe rrugët: “Simon Shiroka”, “Qëndresa”, “Shkelzen Haradinaj”, “Bajram Bahtiri”, “Vëllezërit Fazliu”, dhe “Abaz Shehu”.

Intervenimet mund të shoqërohen me reduktime./IndeksOnline/