75 Mall Live Search
12:46 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / OSH

Bernie Sanders thotë se do të pranonte një ofertë të Joe Biden për Sekretar të Punës

Senatori i Vermont, Bernie Sanders, ka deklaruar se është i gatshëm që të marrë detyrën e Sekretarit të Punës, nëse këtë do t’ia ofronte Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden.

“Nëse do ta kisha një portofoli e cila do të më lejonte që të punoja dhe të luftojë për familjet që punojnë, do ta bëja”, është shprehur ai.

“Po, do ta bëja”, ka shtuar ai.

I pyetur nëse i ka vënë syrin pozicionin të Sekretarit të Punës, ai ka theksuar: “E vërteta është se unë dëshiroj që të bëjë gjithçka për të mbrojtur familjet që punojnë në këtë vend të cilat tani janë nën një detyrim të jashtëzakonshëm”.

Sanders ka qenë i dominuar për President të SHBA-së në dy palë zgjedhjet e fundit presidenciale brenda kampit demokrat.