75 Mall Live Search
08:45 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / F.R

Bërnjak: Gjatë një kontrolli, policia gjen në një veturë, një vulë dhe dokumente serbe

Një vulë me mbishkrim në gjuhën serbe dhe disa dokumente të tjera janë sekuestruar gjatë një kontrolli policor në pikën kufitare në Bërnjak.

Sipas njoftimi të policisë, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, që drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar: një vulë me shkrim serb, disa dokumente në gjuhën serbe, një kërkesë nga Ministria e Brendshme e Serbisë, si edhe dy kontrata të përpiluara në gjuhën serbe.

Me urdhër të prokurorit kompetent, vula dhe dokumentet janë konfiskuar për procedura të mëtejme hetimore.

“SPK. Bërnjak  18.02.2026 – 22:25.  Gjatë një kontrolli në automjetin me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur: një vulë me shkrim serb, disa dokumente të tjetra në gjuhën serbe, një kërkesë nga MB-ja e Serbisë, dy kontrata serbe etj.  Me urdhër të prokurorit vula dhe dokumente i janë konfiskuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/