75 Mall Live Search
09:11 / E Premte, 12 Shtator 2025 / G T

Bersant Celina mungoi në ndeshjet e shtatorit, por i lumtur me Kosovën: Kualifikimi është i vështirë, njerëzit atje janë të gëzuar…!

Bersant Celina, mesfushori i AIK-ut mungoi në ndeshjet e shtatorit me Kombëtaren e Kosvoës, pasi Franco Foda nuk e futi në listën e futbollistëve.

Në një intervistë për “Fotbolldirekt”, Celina u shpreh tejet i lumtur që Kosova mposhti Suedinë dhe se një kualifikim në Kupën e Botës “është i vështirë”, shkruan Indeksonline

Official: AIK and Dijon reach permanent agreement, Bersant Celina signs  until 2026 – Indeksonline.net

“”Nuk isha i ftuar te Kosova së fundmi. Shpresoj të ftohem në tetor”.

“Jam shumë i gëzuar për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë”.

“Kualifikimi në Botëror nuk është i lehtë, por kurrë nuk i dihet. Do të jetë ndeshje e vështirë ajo kthyese në Suedi, por nëse mund të fitosh një herë ndaj Suedisë, pse të mos fitosh edhe në ndeshjen e dytë”, u shpreh Celina

29-vjeçari gjatë këtij sezoni në Suedi ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asiste./Indeksonline/