75 Mall Live Search
16:12 / E Diele, 20 Prill 2025 / G T

Bersant Celina realizoi eurogol me volej dhe ia siguroi tri pikë AIK-ut

Skuadra e AIK-ut ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Osterit në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në elitën e futbollit suedez.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, shkruan Indeksonline

Celina realizoi një eurogol me volej në minutën e 80’të.

28-vjeçari e ka nisur mrekullisht sezonin e ri, duke shënuar dy gola dhe një asist në katër ndeshje./Indeksonline/