75 Mall Live Search
11:33 / E Martë, 13 Prill 2021 / Blerim

Bersant Celinës i bie vlera në ‘Transfermarkt’

Në faqen e njohur, ‘Transfermarkt’ ka disa ndryshime që prekin futbollistët kosovar.

Futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Bersant Celinës i ka ra vlera për 500 mijë euro, shkruan IndeksOnline

Vlera e futbollistit nga Prizrenit ka rënë nga 4 milionë euro në 3.5 milionë euro.

Celina luajti 90 minuta në ndeshjen e fundit të Dijon, në humbjen 3 me 0 ndaj Monacos.

Vlera më e madhe e kosovarit në ‘Transfermarkt’ ka qenë 5 milionë euro gjatë viteve 2019-2020./IndeksOnline/