75 Mall Live Search
20:32 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Berzati shkarkohet – ankohet se i kushtoi shqipja (Video)

Leximi në gjuhë shqipe dhe përsëritja e fjalisë (Republika e Kosovës), e hoqi Fatir Berzatin nga posti i Zëvendësministrit të zhvillimit Ekonomik.

Kështu po pretendon vet Berzati nga partia e bashkuar gorane, që në Qeveri e Kuvend, është në koalicion me Listën Serbe, njofton Klan Kosova.

Ai po ankohet se nga një fjalim i 13 tetorit në qeveri, pati presion të madh nga kryetari i partisë së tij, Adem Hoxha.

Fatir Berzati u bë Zëvendësministri i parë që u largua nga kabineti qeveritar i drejtuar nga Kryeministri, Ramush Haradinaj.