07:19 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

BERZh, lanson programin për Ekonomi të Gjelbër

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim- BERZh, sot (e martë) do të lansojë një program të ri në Kosovë për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF), për të siguruar grante për amvisëritë me qëllim që të përmirësohet efikasiteti energjetik.

Linja kreditore prej 8.5 milionë euro tashmë janë nënshkruar me tri institucione partnere financiare, TEB Banka në Kosovë dhe institucionet mikro-financiare Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) dhe Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK), si pjesë e GEFF programit të madh prej 85 milionë i cili operon në Ballkanin Perëndimor.