75 Mall Live Search
21:00 / E Diele, 29 Maj 2022 / AR

Bes Kallaku: Tifozët treguan se nuk e meritojmë BE-në duke urinuar në mes të Tiranës

Aktori, këngëtari e moderatori shqiptar, Bes Kallaku, në puntatën e sotme të “Kosherja Show” e ka komentuar finalen e “Conference League”.

Ai nuk ka anash as ironitë për rritjen e çmimeve, trazirave që shkaktuan tifozët dhe qeverisë, shkruan Indeksonline.

Më poshtë deklarata e tij:

Lulëzuan bizneset në Shqipëri, sidomos qiradhënia. Të gjithë tironsit lanë shtëpinë dhe shkuan të flenë nëpër çadrat e tërmetit. Lulëzoi biznesi i shitjes së birrave. U rikthye 24 orarshi i pandemisë. Asnjë shqiptar me mos dalë nga shtëpia dhe kërciti një ’97-ta. Ne përfituam nga rritja e çmimeve.

Por ata na e kthyen në mënyrën e tyre. Të gjithë evropianët duan të na tregojnë qytetarinë, faktin që ne shqiptarët nuk e meritojmë BE-në, duke urinuar në çdo cep të Tiranës. Deri diku nuk kanë faj, të pish 30 birra për një pasdite. Jemi mësuar në shqiptarët që rrimë 4 orë me një kafe të shkurtër pa luajtur vendit.

Ne ja fusim vëllezërve tanë kosovarë jo më këtyre që nuk i kemi gjë. Nga ana tjetër është qëndrimi i qeverisë, si fëmijët që duan të dalin mirë duke recituar festat e abetares. Më e nderuar na doli qeveria. Ishte një test që të dukemi mirë para botës, duke mos pyetur se çmimi që duhet të paguajmë e ha gjithmonë populli”, u shpreh ai./Indeksonline/