Bes Kallaku uron Vitin e Ri me imazhin më të bukur familjar
Aktori i mirënjohur, Bes Kallaku ka uruar festat fundvitit me portretin më të bukur familjar.
Përmes rrjeteve sociale ai ka ndarë një urim të veçantë sipër fotografisë ku shihet përkrah bashkëshortes Xhensilës dhe vajzës së tyre, Ajka.
“Gëzuar miq! Shikoni gjithmonë drejt se ardhmes dhe mos lejoni askënd t’ju fike buzëqeshjen. Zoti ju rujt. Familja Kallaku”, ka shkruar Besi në mbishkrimin e fotos.
Ndryshe, çifti që nga lindja e vajzë kanë qenë të rezervuar në publikimin e imazheve dhe ekspozimin e saj në rrjetet sociale./Indeksonline/