13:03 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Bes xhelozi akuzon Xhensilën se nuk po e do si dikur, kështu i përgjigjet ajo

Ata u bënë prindër nëntë muaj më parë dhe një ndjenjë e re erdhi në jetën e çiftit.

Por Ajka duke se ka sjell një “shqetësim” mes Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut. Këngëtarja publikoi një video ku tregon se, aktori i humorit është bërë shumë xheloz dhe “fajtore” për këtë sipas tij është vogëlushja e tyre.

Që pas lindjes së vajzës, ky djali këtu që duket i gëzuar, me humor, është bërë shumë xheloz edhe më thotë që ke filluar të mos më duash siç më ke dashur më përpara, ma ka marrë dashurinë Ajka. Por unë i them që nuk e dua dot më pak”, shprehet këngëtarja në videon e postuar në Insta Story.

Gjatë videos të dy shfaqen të qeshur, ndërsa duket se po udhëtojnë me makinë. Çifti deri më tani ka vendosur që mos ta publikojë imazhin e vajzës, ndërsa Xhensila pak javë më parë tregoi se i është rikthyer koncerteve.