17:29 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Besa e Pejës po pëson debakël nga Ballkani, Drenica s’po ka fuqi kundër Prishtinës

Skuadra Besa e Pejës e sapo inkuadruar në Superligë, është duke pësuar debakël në ndeshjen e parë të sezonit të ri.

Ata janë duke u mposhtur me rezultat 0:4 nga ekipi i Ballkanit, transmeton Indeksonline.

Në pjesën e dytë, ekipi nga Suhareka arriti të shënoj dy gola të shpejtë për të nokautuar skuadrën nga Peja.

Mirlind Daku arriti të shënoj “hat-trick” në minutën e 50-të, 53-të dhe 68-të.

Në anën tjetër, Prishtina ka dyfishuar epërsinë kundër Drenicës. Endrit Krasniqi me të filluar pjesa e dytë arriti të shënoj golin e dytë për kryeqytetasit./Indeksonline/