75 Mall Live Search
13:45 / E Shtunë, 13 Shtator 2025 / L A

Besa Famgas e kalon me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane

Besa Famgas ka arritur sukses të rëndësishëm të shtunën në Ankara të Turqisë.

Ata e kaluan me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane për hendbollistë.Besa Famgas pësoi 30:28 nga Depsas Enerji, por u kualifikua falë fitores 39:34 në ndeshjen e parë në Pejë.

Ndeshja në Turqi ishte e fortë dhe e hapur.

Skuadra vendase ishte kryesisht në epërsi, por Besa u afrua në minutat e fundit dhe arriti rezultatin që e kualifikon tutje.Ahmed Khamis Hosni Hamed ishte më efikasi te Besa me 11 gola.

Nga pesë gola i realizuan Denis Terziqi e Amr Ali Ayan. Terziqi i shënoi tre prej katër golave të fundit. Enis Kuleta i shtoi tri gola, Jon Vokshi dy dhe Amar Muqolli e Olt Kabashi nga një. Kabashi i kishte dhjetë pritje po ashtu.