75 Mall Live Search
22:25 / E Enjte, 25 Maj 2023 / Gj. Sh

Besa Famgas kampione e Kosovës në hendboll

Besa Famgas është shpallur kampione e Kosovës në hendboll, në kategorin e meshkujve për sezonin 2022/2023.

Skuadra e besës në finale të play-offit, mposhti në seri ndeshjes 2-0 skuadrën e Trepçës, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen e dytë e cila u zhvillua në palestrën ”Minatori”, Besa e Pejës mposhti Trepçën me rezultat 37:30.

Ky është titulli i dhjetë rresht për skuadrën e Besës, duke dominuar në hendbollin kosovar./IndeksOnline/