Besa kërkon Superligën, punëson trajnerin francez

Besa e Pejës është një nga pretendentët kryesorë për t’u inkuadruar në Superligë.
Skuadra ka punësuar një trajner francez për pjesën tjetër të sezonit, shkruan Indeksonline.
Trajneri kondicional, Tanguy Fleury do t’u ndihmoj lojtarëve në aspektin fizik te Besa.

Ky është njoftimi i skuadrës:
Trajneri kondicional francez, Tanguy Fleury, i bashkohet stafit teknik të FC Besa Pejë.
Ulqin, 06 shkurt 2020 – FC Besa ka arritur të angazhojë në kuadër të stafit teknik, trajnerin kondicional nga franca Tanguy Fleury, i cili te ne vjen me një bagazh të lartë profesional.
Trajneri kondicional është angazhuar menjëherë me klubin e Ulqinit dhe qëllimi i tij është që futbollistët e Besës të jenë fizikisht të përgatitur për stinorin e ri pranveror.
