75 Mall Live Search
16:50 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Besa Kokëdhima e tepron me fotoshop, nuk njihet në fotografinë e fundit

Besa Kokëdhima vlerësohet për zërin e saj unik, por edhe dukja e saj fizike nuk kalon pa vëmendje.

Këngëtarja e cila është goxha aktive në rrjetet sociale komentohet vazhdimisht për imazhet që publikon, shkruan Indeksonline.

Besa këtë herë në një fotografi që ka ndarë me adhuruesit në Instagram ka befasuar me përdorim të tepruar të fotoshopit.

Ndërhyrja e shumtë që ajo ka bërë vërehej tek beli të cilin e kishte bërë më të hollë , por edhe në fytyrë dhe gjoks.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që ajo bëri një gjë të tillë, Besa njihet për përdorim të tepruar të efekteve dhe fotoshop-it në imazhet që publikon./Indeksonline/