75 Mall Live Search
22:35 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Besa Kokëdhima në spital, ankohet për kujdes mjekësor

Këngëtarja shqiptare Besa Kokëdhima nuk ka mundur t’i shpëtojë gripit sezonal.

Artistja madje nuk po e kalon kaq lehtë këtë, është detyruar të marr infuzion.

Por, Besa s’është ndarë e kënaqur me kujdesin mjekësor, sepse infermieret ia kanë dëmtuar dorën.

Ajo ka postuar një instastory të gjendjes së dorës së saj, teksa ka shkruar:

“Kalova natën në spital për shkak të komplikimeve të gripit. Tani e di përse duan infermiere shqiptare në Evropë. Ata nuk mund të ma merrnin gjakun pa ma dëmtuar krahun”