Besa Kokëdhima publikon momentin intim me partnerin
Këngëtarja e njohur kosovare, Besa Kokëdhima, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga jeta personale.
Artistja ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi romantike, ku shfaqet duke u puthur me partnerin e saj, duke konfirmuar kështu edhe një herë lumturinë që po përjeton në krah të tij, shkruan Indeksonline.
“Ti je paqja dhe lumturia ime, rrahjet e zemrës sime, një bekim i maskuar, gjithçka dhe më tej. Jam krenare për njeriun që je, adhuroj zemrën tënde të madhe dhe të bukur dhe sytë magjikë. TT Të dua.”
Edhe pse Besa është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën private, këtë herë ajo ka zgjedhur ta ndajë publikisht lumturinë e saj.
Artistja, e cila vazhdon të jetë aktive në muzikë dhe projekte artistike, duket se po kalon një periudhë të artë si në karrierë ashtu edhe në jetën personale./Indeksonline/

