17:15 / E Premte, 24 Maj 2024 / Gj. Sh

Besa premton rikthimin e lavdisë së futbollit në Pejë

Klubi furbollistik, SC Besa 1923, sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës.

Klubi i ri pejan, pretendon se do ta zëvendësojë KF Besan e dikurshme, e cila kishte arritur të fitonte tre vite radhazi titullin e Superligës, shkruan IndeksOnline.

Ata përmes një njoftimi në faqen zyrtare, kanë thënë se do të rikthjenë lavdinë e futbollit të Pejës.

Postimi i plotë:

𝗥𝗶𝗸𝘁𝗵𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗟𝗮𝘃𝗱𝗶𝘀𝗲̈ 𝘀𝗲̈ 𝗙𝘂𝘁𝗯𝗼𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗣𝗲𝗷𝗲̈: 𝗦𝗖 𝗕𝗘𝗦𝗔 𝟭𝟵𝟮𝟯

Në vitin e veçantë të 100 vjetorit të themelimit SC BESA 1923 tregoj që po VJEN.

Ekipi i qytetit të Pejës, SC BESA, është gati për t’u rikthyer fuqishëm në skenën e futbollit të Kosovës. Me ngjyrat kuq e bardhë, ashtu siç e njeh Peja dhe Kosova, ky emër i madh në futbollin kosovar po bëhet gati për të garuar përsëri në ligat më të larta.

Nga sezona 2024/25, SC BESA 1923 do të luajë në Ligën e Parë të Kosovës, duke sjellë emocion dhe energji të re në futbollin e qytetit. Ne u bëjmë thirrje të gjithë sportdashësve, sponsorëve dhe mbështetësve të bashkohen rreth ekipit dhe të kontribuojnë për të mbushur përsëri shkallët e stadiumit “Shahin Haxhiislami” gjatë fundjavave. Futbolli i ka munguar Pejës, dhe Peja i ka munguar futbollit.

Le ta rikthejmë së bashku lavdinë e viteve 2005-2007 me djemtë e artë të asaj kohe, për të na dërguar përsëri atje ku e ka vendin SC BESA.

Siç ka thënë edhe Haxhi Zeka në kuvendin e Lidhjes së Pejës:

“Ta mani besën

siç e kemi pasë,

Po majt’ besën nërmjet vedit,

S’ ka ç’ na ban krajli as mbreti…”

Le të bashkohemi për të rikthyer lavdinë e futbollit në Pejë dhe për të përkrahur SC BESA në këtë kapitull të ri dhe emocionues!/IndeksOnline/