Besa Shahini e Dardan Molliqaj mbledhin politikanët, festojnë kurorëzimin
Gjatë kësaj jave, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me ministren kosovare në Qeverinë Rama, Besa Shahini.
Dyshja publikun foto duke u bërë kurorë në Komunën e Prishtinës, siç e do zakoni.
E dasma e dyshes u tha se do të bëhej të dielën në një lokal në Tiranë, atje ku Besa ushtron profesionin e saj, shkruan Indeksonline.

Nusja dhe dhëndrri i ardhshëm sonte kanë mbledhur shoqërinë dhe po festojnë në një lokal, derisa nesër pritet ceremonia kryesore, dasma.
Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati ka publikuar në Facebook ku shihet me qiftin e ardhshëm dhe ministrin tjetër kosovar në Qeverinë Rama, Gent Cakaj.
“Bashke me ministrat tanë në Shqipërinë tonë. Bravo Besa dhe Genti për punën që po bëni. Jemi krenar me ju. Urime Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj per martesën dhe ju dëshiroj gjitha t’mirat në jetërat tuaja!”, ka shkruar Kastrati. /Indeksonline/