75 Mall Live Search
20:48 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / F.R

Besa Shahini i premton çerdhe publike lagjës Vellushe

Kandidatja për kryetare të Komunës së Prishtinës nga Partia Socialdemokrate, Besa Shahini, ka takuar banorët e lagjes Vellusha, ku ka premtuar përmirësime konkrete në infrastrukturë dhe ndërtimin e një çerdheje publike për këtë lagje.

E shoqëruar nga kandidati për asamble, Fadil Ahmeti, Shahini ka vizituar banorët në rrugën kryesore që lidh Vellushën me Kolovicën një zonë ku mungon ndriçimi publik dhe gjysma e ujit humbet për shkak të gypave të vjetruar.

“Biseduam për koston e lartë të jetesës në Prishtinë dhe nevojën që çdo lagje të ketë çerdhen e saj publike,” ka shkruar Shahini në një postim në Facebook, duke falënderuar banorët për mikpritjen.

Premtimi për ndërtimin e një çerdheje publike në Vellushë është pjesë e programit të saj./IndeksOnline/