Besa synon rikthimin në Superligë me ndihmën e Ramiz Kelmendit
Skuadra e Besës (futboll) ka arritur edhe zyrtarisht marrëveshje bashkëpunimi me Elkos Group. Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të klubit pejan, ku shkruan se me këtë marrëveshja po synohet rikthimin në Superligën e Kosovës.
Nga sot nisi etapa e re në rikthimin e lavdisë së sportit pejan, ku edhe u finalizua bashkëpunimi dhe përkrahja që Elkos Group do ta bëjë për FC Besa.Me këtë marrëveshje definohet strategjia dhe përkrahja e grantuar financiar në përmirësimin e gjendjes në klub si dhe trasohet rruga e FC Besa për rikthim në Superligën e Kosovës në futboll.
Falënderojmë pronarin e Elkos Group dhe ETC z.Ramiz Kelmendi i cili me kontributin dhe angazhimin e tij bën të mundur zhvillimin e sportit tek gjeneratat e reja dhe mundëson jetësimin e Besës Kampion.