Besa tregoi seriozitet të lartë në pjesën e parë ndaj Trepçës’89

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Besa Pejës dhe Trepçës’89, duel ky në kuadër të xhiros së katër në Superligën e Kosovës në futboll.
Golat në këtë pjesë të parë i shënuan Tahiri në minutën e 8’të dhe Da Silva në atë të 34’të, gol ky që erdhi nga penalltia, shkruan IndeksOnline
Ndërkaq, Trepça’89 kishin rastet e veta por që nuk i shfrytëzuan si duhet.
Pra, kjo pjesë e parë u mbyll në 2:0.