75 Mall Live Search
15:01 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / OSH

Besa trondit Feronikelin, shënon fitore të papritur!

Skuadra e Besës ka arritur të shënoj fitore të papritur kundër Feronikelit.

Ekipi nga Peja shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër “Tigrave të Zi”, transmeton Indeksonline.

Të tre golat u shënuan në 45 minutat e para. Për Besën dy golat i shënoj Tahiri në minutat 15 dhe 39.

Kurse për Feronikelin shënoi Smionovski në minutën e 28-të. Me këtë fitore, ekipi i Besës bën 10 pikë por janë të pashpresë për t’i shpëtuar rënies nga Superliga. Pejanët gjendën në pozitën e fundit.

Kurse Feronikeli mbetet në kuotën e 31 pikëve dhe gjendën në pozitën e 6-të./Indeksonline/