Besar Halimi në Bundesliga 3?
Përfaqësuesit e mesfushorit Besar Halimi janë në negociata me disa skuadra në Gjermani.
Ka disa muaj që Halimi ka marrë leje nga skuadra e tij Brondby që të gjejë klub të ri.
Kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundim të afatit kalimtar veror.
Mediumet gjermane raportojnë që Halimi mund të transferohet në Bundesliga 3, te Hansa Rostock. Të interesuara për shërbimet e mesfushorit kosovar janë edhe Regensburgu e Sandhauseni.
Ndryshe, Halimi do të jetë pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e shtatorit kundër Cekisë dhe Anglië. /Indeksonline/