Besar Halimi niset për Kosovë me këmbë të mbarë, shënon gol para grumbullimit
Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi ka shënuar një gol mjaft të mirë për skuadrën nga Danimarka, Brondbyn.
Ky gol ka rëndësi të madhe sidomos para grumbullimit të kombëtares së Kosovës. Duke parë lëndimet e shumta në mesfushë, Halimi pritet të jetë titullar i padiskutueshëm, transmeton Indeksonline.
Halimi shënoi gol në minutën e 72-të. Skuadra e tij fitoi ndeshjen me rezultat 4:2 ndaj ekipit të Randers.
Mesfushori kosovar hyri në lojë në minutën e 65-të. Ky gol pati rendësin e kualifikimit në Ligën e Evropës. Golin mund ta shikoni nga minuta e 5-të./Indeksonline/